OBSH Xinhua

OBSH Xinhua

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) përsëriti të hënën se pandemia e Covid-19 është larg përfundimit.

“Edhe pse vazhdojmë ta luftojmë atë, ne përballemi me detyrën e rivendosjes së shërbimeve thelbësore shëndetësore, me 90 për qind të shteteve anëtare që raportojnë ndërprerje në një ose më shumë shërbime shëndetësore thelbësore”, -tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke iu drejtuar Asamblesë së 75-të Botërore të Shëndetit, Ghebreyesus tha se pandemia e Covid 19 kishte demonstruar pse bota kishte nevojë për OBSH-në, bën të ditur “Xinhua”.

“Ne kemi nevojë për një OBSH më të fortë dhe të financuar në mënyrë të qëndrueshme, në qendër të arkitekturës globale të sigurisë shëndetësore”, -tha ai në asamble.

“Në mënyra të vogla dhe të mëdha, të dukshme dhe të padukshme, jam krenar të them se kjo organizatë po bën ndryshimin”, -tha ai.

“Ndërprerjet në shërbimet shëndetësore gjatë pandemisë na kanë kthyer prapa”, -tha ai.