Covid Nje Jork abcnews

Covid Nje Jork abcnews

Një tjetër valë e madhe Covid-19, e nxitur nga nënvariantet më të transmetueshme të Omikronit, është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara, sipas “New York Magazine”, citon “Xinhua”.

Të dhënat e lëshuara nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se të paktën 86 për qind e amerikanëve tani jetojnë në komunitete me transmetim të lartë të Covid-19, nga 72 për qind javën e kaluar dhe 57 për qind dy javë më përpara.

Të paktën 95 për qind e amerikanëve tani jetojnë në zona me transmetim të konsiderueshëm; vetëm një për qind jeton në komunitete ku transmetimi vlerësohet të jetë i ulët.

“Është hera e pestë që një lloj Covid-19, ose në këtë rast dy nënvariante, ka gjeneruar një valë të madhe rastesh në SHBA, si dhe valën e gjashtë apo edhe të shtatë të përgjithshme të infeksioneve të vendit që nga fillimi i pandemisë”, -thuhet në raport.

Kjo valë infeksionesh të reja është dukshëm më e madhe sesa sugjerojnë numërimet zyrtare të rasteve. Shumë, nëse jo shumica e rasteve, ose po zbulohen duke përdorur teste në shtëpi që nuk raportohen kurrë ose janë asimptomatike dhe nuk zbulohen fare.