VCG

VCG

Prej nisjes së punës në dhjetor 2021, hekurudha Kinë-Laos ka kryer mbi 3.09 milionë udhëtime pasagjerësh deri të hënën, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

“China Railway Kunming Group Co., Ltd.” bëri të ditur se rreth 2.71 milionë udhëtime pasagjerësh u regjistruan në seksionin e hekurudhave të Kinës, duke filluar nga Kunming, kryeqendra provinciale e provincës jugperëndimore të vendit, Yunnan, në të cilin operojnë mesatarisht 23 trena pasagjerësh në ditë.

Ndërsa në seksionin e hekurudhës së Laosit udhëtimet e pasagjerëve u rritën në mënyrë të qëndrueshme me rreth 5 mijë në ditët e pikut, për të arritur në afro 380.000.

Si një projekt historik i bashkëpunimit me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë”, hekurudha Kinë-Laos, 1035 km e gjatë, lidh Kunmingun e Kinës me kryeqytetin e Laos, Vientiane.