Këshilli i Sigurimit mbajti një takim për teknologjinë dhe sigurinë. Përfaqësuesit kinezë u kërkuan vendeve përkatëse që të ndalojnë krijimin e ndarjeve teknologjike dhe konfrontimeve gjeopolitike në mbarë botën, përfshirë në Azi-Paqësorin.

Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, tha se hendeku teknologjik midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim ka krijuar pabarazi të reja. Sipas tij, asnjë vend nuk duhet të përdorë një monopol teknologjik për të ndërhyrë në bashkëpunimin teknologjik të vendeve të tjera, shkruan “CGTN”.

Zhang Jun vuri në dukje se ky mentaliteti i vjetruar i Luftës së Ftohtë është i destinuar të dështojë. Ai theksoi se Kina do të bëjë përpjekje aktive për të promovuar mbështetjen shumëpalëshe në teknologji, duke u kërkuar vendeve të heqin kufizimet e paarsyeshme mbi të drejtat e vendeve në zhvillim për përdorimin paqësor të teknologjisë.