Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy mban fjalim në Forumin Ekonomik Botëror 2022 në Davos(Foto:VCG)

Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy mban fjalim në Forumin Ekonomik Botëror 2022 në Davos(Foto:VCG)

Delegacioni kinez në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik Botëror 2022 në Davos të Zvicrës deklaroi të hënën se CNN-i ka shpifur ndaj këtij delegacioni në një lajm mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

CNN-i njoftoi të hënën se përfaqësuesit e delegacionit kinez nuk duartrokitën pasi Zelenskyy mbaroi fjalimin dhe u larguan nga salla e mbledhjes.

Lidhur me këtë, delegacioni kinez deklaroi në mënyrë solemne se lajmi i CNN-it është i rremë. Anëtarët e delegacionit i thanë Grupit Mediatik të Kinës se ishin duke biseduar me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Fatih Birol kur Zelenskyy ishte duke folur.

Po të hënën, z. Fatih Birol shkroi në një mesazh me foto në “Twitter”: “Pata një diskutim të mrekullueshëm në Davos me mikun tim të vjetër, Xie Zhenhua, të dërguarin e posaçëm të Kinës mbi ndryshimet klimatike, për situatën në tregjet globale të energjisë dhe se si të garantohet që masat për të përballuar ndryshimet klimatike të jenë në qendër të politikëbërjes”.(Zhang Yan/Artan)