Foto:Foto: VCG

Foto:Foto: VCG

Asambleja e 75-të Botërore e Shëndetit filloi të dielën në Gjenevë, në Zvicër, me fokus në çështjet kryesore si pandemia dhe nisma globale e shëndetit për paqe, njofton “Xinhua”.

Covid-19 mbetet një nga prioritetet kryesore. Edhe pse të dhënat e OBSH-së tregojnë se infektimet kanë rënë ndjeshëm dhe vdekjet janë në nivel më të ulët, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi në fjalimin e tij në Asamble, se pandemia nuk ka mbaruar ende.

Ai bëri thirrje që të gjitha vendet të angazhohen për arritjen e mbulimit të vaksinimit prej 70 për qind sa më shpejt të jetë e mundur, duke i dhënë përparësi vaksinimit të të gjithë punonjësve shëndetësorë, të gjithë personave mbi 60-at dhe atyre me rrezik të shtuar.

“Pandemia nuk është e vetmja krizë në botën tonë”, -tha ai, duke i bërë jehonë temës së “WHA”, “Shëndet për Paqe, Paqe për Shëndet”, dhe njoftoi se axhenda e konferencës do të përfshijë gjithashtu kriza komplekse humanitare në Afganistan, Etiopi, Somalia, Sudani i Jugut, Siria, Ukraina dhe Jemeni.