foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas uebsajtit zyrtar të Qendrës Kërkimore “Pew”, përpara ngjarjes së të shtënave me armë në Bufalo, siguria është bërë shqetësimi kryesor i shumë afroamerikanëve.

Në një sondazh të publikuar në mes të prillit nga Qendra Kërkimore “Pew”, 32 për qind e afroamerikanëve të rritur në ShBA thanë se ata janë çdo ditë ose pothuajse çdo ditë të shqetësuar se mund të kërcënohen ose sulmohen për shkak të racës ose përkatësisë etnike. 21 % për qind e aziatiko-amerikanëve, 14 për qind e hispanikëve dhe 4 për qind e të bardhëve ngritën gjithashtu të njëjtat shqetësime.

Qendra tha gjithashtu që të dhënat e mbledhura nga FBI-ja tregojnë se afroamerikanët janë në rrezik të lartë për të qenë viktima të krimeve të urrejtjes.

Më 14 maj, nga të shtënat me armë në Bufalo të Nju-Jorkut u vranë dhjetë afroamerikanë, duke tërhequr përsëri vëmendjen e publikut për problemet e dhunës raciale në shoqërinë amerikane.