Sesioni i 75-të i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (ABSh) u hap të hënën në Gjenevë,për herë të parë pas shpërthimit të pandemisë COVID-19/ foto nga VCG

Sesioni i 75-të i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë u hap të hënën në Gjenevë,për herë të parë pas shpërthimit të pandemisë COVID-19/ foto nga VCG

Sesioni i 75-të i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (ABSh) u hap të hënën në Gjenevë. Komiteti i Përgjithshëm dhe seanca plenare e kësaj asambleje morën përkatësisht vendimin që të mos pranojnë përfshirjen në agjendë të propozimit të paraqitur nga një numër i vogël vendesh mbi të ashtuquajturën “pjesëmarrje e Tajvanit si vëzhgues në ABSh”. Ky vendim mishëron plotësisht se parimi i “një Kine” është konsensusi i bashkisë ndërkombëtare dhe një prirje e papengueshme, ndërsa manipulimi i autoriteteve tajvaneze, duke shfrytëzuar gjendjen pandemike, është i destinuar të dështojë.

Para hapjes së këtij sesioni të ABSh-së, afro 90 vende i dërguan letra të posaçme Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për të shprehur këmbënguljen e tyre te parimi i “Një Kine” dhe kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së Tajvanit në ABSh.

Në fjalimin e tij në një seancë të ABSh-së, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Gjenevë, Chen Xu, tha se propozimi lidhur me Tajvanin nuk ka bazë ligjore. Rezoluta nr. 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe rezoluta nr. 25.1 e ABSh-së i shërbejnë si bazë ligjore OBSh-së për ndjekjen e parimit të “Një Kine”. Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet trajtuar në përputhje me parimin e “Një Kine” dhe nëpërmjet konsultimeve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, theksoi Chen.

Ndërsa autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit kanë ngulur këmbë në “pavarësinë e Tajvanit”, gjë që ka prishur bazën politike të pjesëmarrjes së Tajvanit në ABSh, shtoi Chen. (Wang Lei/ Artan)