Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një telegram urimi Anthony Albanese-s për zgjedhjen e kryeministër i qeverisë federale të Australisë.

Në telegramin e urimit, kryeministri kinez tha se zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Australisë përputhet me interesat bazë dhe dëshirën e përbashkët të të dy popujve dhe është në të mirë të paqes, qëndrueshmërisë dhe lulëzimit të Azi-Paqësorit.

Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, Partia Laburiste e Australisë mori vendimin e drejtë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, theksoi Li në telegramin e urimit.

Sivjet, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, pala kineze është e gatshme që bashkërisht me palën australiane, të përgjithësojnë të kaluarën dhe të përpiqen për të ardhmen, që të nxitin zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe Australisë, në bazë të parimeve të respektit të ndërsjellë, të leverdisë reciproke e të përfitimeve të përbashkëta. (Wang Lei/ Artan)