foto nga CMG

Dëshira të paplotësuara

Lideri i Partisë Laburiste të Australisë Anthony Albanese u betua të hënën si kryeministri i 31-të i vendit në një ceremoni në Kanberë, duke zëvendësuar Scott Morrison-in.

Morrisoni, që fitoi kapital politik nga trumbetimi i teorisë së "kërcënimit nga Kina" në forma të ndryshme, humbi kësaj here në zgjedhjet dhe i dha fund karrierës së vet mbi trevjeçare si kreu i qeverisë.

Është e dukshme se publiku australian ishte i lodhur me hipokrizinë e këtij kameleoni politik. Morrison-i pagoi më në fund për gënjeshtrat e njëpasnjëshme të vetat me largimin nga posti.

Ndryshe nga natyra e qetë e kinezëve, francezët e hapur nuk duruan pa shprehur gëzimin e tyre për largimin e Morrison-it nga posti.

Jean-Yves Le Drian, që sapo përfundoi mandatin si ministri i Jashtëm i Francës, tha në ceremoninë e dorëzimit të detyrës ministrit të Jashtëm të ardhshëm: “U gëzova shumë kur mora vesh që Morrison-i humbi zgjedhjet.”

Ashtu siç tha rivali i Morrisonit, Albanese, në fjalimin e tij pas fitores, fitorja e tij në zgjedhjet erdhi nga kërkesa e australianëve për “ndryshim”.

Lamtumirë, Morrison!