Foto: VCG

Foto: VCG

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërtojë një të ardhme të përbashkët për të gjithë, njofton “Xinhua”.

"Biodiversiteti është thelbësor për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për t'i dhënë fund kërcënimit ekzistencial të ndryshimeve klimaterike, ndalimin e degradimit të tokës, ndërtimin e sigurisë ushqimore dhe mbështetjen e përparimeve në shëndetin e njeriut", -tha Guterres, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Diversitetin Biologjik.

Sipas tij, tre të katërtat e tokës dhe 66 për qind e mjedisit detar janë ndryshuar ndjeshëm nga veprimet njerëzore, duke kërkuar t'i jepet fund shkatërrimit ndaj natyrës.

Guterres tha se biodiversiteti ofron zgjidhje për rritjen e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse.

Këtë vit qeveritë do të takohen për të rënë dakord për një kornizë globale të biodiversitetit me objektiva të qarta, për ta vendosur planetin në rrugën e rimëkëmbjes deri në vitin 2030.