Foto: VCG

Foto: VCG

Sirianët kritikuan një hetim të Pentagonit, i cili hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbuluan vdekjet e civilëve në Siri, duke thënë se Amerika ka synuar civilët në Siri për një kohë të gjatë, njofton “Xinhua”.

Në pjesët e kontrolluara nga qeveria të provincës verilindore të Hasakahut, ku SHBA ka disa baza në zonat e kontrolluara nga kurdët, sirianët shprehën shqetësim dhe zemërim ndaj pretendimeve të Pentagonit se forcat amerikane nuk ishin përgjegjëse për një masakër që ndodhi në qyteti i Baghouz në provincën lindore të Deir al-Zour në vitin 2019.

Ata akuzuan Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut, vjedhje të burimeve siriane dhe rrezikim të jetës së civilëve.

Ghassan Khalil, guvernatori i Hasakah, tha për “Xinhua” se Shtetet e Bashkuara kishin rrafshuar disa qytete në Sirinë veriore dhe verilindore pa asnjë konsideratë për civilët që jetojnë atje.

“New York Times” kishte raportuar se Forcat Ajrore amerikane kryen një bastisje më 18 mars 2019 në një kamp ku strehoheshin familjet e luftëtarëve terroristë të ISIS në zonën Baghouz të Deir al-Zour, duke vrarë afro 70 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, Pentagoni pretendoi se shumica e të vrarëve ishin luftëtarë të ISIS.