Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka propozuar Parlamentit zgjatjen e ligjit aktual ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm në vend, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Ukrinform”, së cilës i referohet “Xinhua”.

Dy drafte të veçanta për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm janë dorëzuar në Parlament, thuhet në faqen e internetit të Kuvendit.

Ukrainas vendosi një ligj ushtarak 30-ditor pas nisjes së operacionit special ushtarak nga Rusia më 24 shkurt. Që atëherë, ligji ushtarak është zgjatur dy herë. Mobilizimi i përgjithshëm i popullsisë u prezantua në Ukrainë më 24 shkurt për tre muaj. (Irma)