Virusi i COVID-19 ka shkaktuar 1 milion viktima në ShBA. Ky “moment tragjik” ka dëshmuar mosfunksionimin e sistemit amerikan.

ShBA-ja zotëron teknologji të përparuar dhe burime të pasura mjekësore. Popullsia amerikane zë vetëm 4.3 % të popullsisë së përgjithshme globale, megjithëkëtë vdekjet nga COVID-19 në ShBA përbëjnë 16 % të rasteve të vdekjeve nga ky virus në mbarë botën. Kjo tregon mosfunksionimin e sistemit të sigurimit të shëndetit të publikut në ShBA.

Sipas njoftimeve të medias amerikane, 73 % e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në ShBA janë te të moshuarit mbi 65-vjeçarë. Pandemia ka shkaktuar mbi 200 mijë “jetimë të COVID-19”, shumica prej të cilëve janë nga familjet e pakicave. Pakicat në ShBA përballen me rreziqet më të larta të vdekjes nga COVID-19 se të bardhët. (Fani/Artan)