foto nga "People Vision"

foto nga "People Vision"

Mbi njëzet ditë më parë, një autobus i Institutit “Konfuci” pranë Universitetit të Karaçit në Pakistan pësoi një sulm terrorist dhe si pasojë u vranë tre mësues kinezë dhe u plagos një tjetër. Mbi këtë ngjarje tronditëse, Këshilli i Sigurimit i OKB-së publikoi një fjalim kryetari, duke shprehur dënimin më të ashpër. Por në një intervistë të publikuar ditët e fundit, BBC-ja zbukuron fabrikuesit e këtij sulmi terrorist dhe orvatet të arsyetojë dhunën.

Si një nga mediet perëndimore me më shumë forcë ndikuese, BBC-ja shprehu haptazi përkrahje ndaj terroristëve të dhunshëm nën pretekstin e së ashtuquajturës “liri e shtypit”, por në fakt ky është një veprim dashakeq që shkel vijën e kuqe morale dhe bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare dhe me integritetin profesional, duke qenë në kundërvënie me të gjithë paqedashësit në botë. Një përdorues francez i internetit vuri në dukje se të gjitha orvatjet që ndajnë terroristët në të mirë dhe të këqij, çojnë ujë në mullirin e terrorizmit!

foto nga CMG

foto nga CMG

“Ti ofron fotografi dhe unë ofroj luftën.” Kjo ishte përgjigjja e Uilliam Randolph-it, magnatit amerikan të gazetarisë në fund të shekullit të 19-të, për korrespondentin e gazetës së tij në Kubë. Kjo shprehje është bërë një mishërim i gjallë i rolit të medieve perëndimore si ”makinë gënjeshtrash” për interesat vetjake, thotë Grupi Mediatik i Kinës në një koment. “Por këto media duhet të kenë të qartë se ka kaluar koha kur kontrollonin opinionin botëror nëpërmjet ‘hegjemonisë së shtypit’. BBC-ja dhe media të tjera që zbukurojnë veprimet e terroristëve të dhunshëm, do të dënohen bashkërisht nga mbarë bota,” vijon komenti. (Wang Lei/ Artan)