Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez Sauli Niinisto deklaruan të martën në një konferencë shtypi të përbashkët se të dy vendet do të dorëzojnë të mërkurën aplikim për anëtarësimin në NATO. Pak kohë më parë, sekretari i përgjithshëm i organizatës transatlantike Jens Stoltenberg u shpreh se do të “mirëpresë” kërkesën e Suedisë dhe të Finlandës për t’u bërë anëtare të reja të NATO-s.

Gjatë më shumë se 70 vjetëve të fundit, Finlanda ka ruajtur një qëndrim asnjanës, ndërsa Suedia ka qenë e palëkundur në këtë pozicion në mbi 200 vjetët e fundit. Tërheqja e tyre nga asnjanësia ushtarake do t’i sjellë paqëndrueshmëri strukturës së sigurisë të Europës që u formua pas Luftës së Dytë Botërore. Lidhur me këtë, profesori Tony Fang nga Universiteti i Stokholmit u shpreh se deti Baltik do të bëhet fronti i “lojës” midis NATO-s dhe Rusisë, ndërkohë që do të shtohet rreziku i përfshirjes së Suedisë e Finlandës në konflikte ushtarake.

Megjithëse presidenti rus Vladmir Putin u shpreh se Finlanda dhe Suedia nuk do të përbëjnë “kërcënim të drejtpërdrejtë”, reagimet e palës ruse ndaj zgjerimit të instalimeve ushtarake të NATO-s në këto dy vende “do të varen nga çfarë lloj kërcënimi mund të përbëjnë ato ndaj Rusisë”.(Zhang Yan/Artan)