Kryqi i kuq Anadolu

Kryqi i kuq Anadolu

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca, tha të hënën se pranimi i shpejtë i miliona ukrainasve që i largohen agresionit rus tregon "standarde të dyfishta" të Evropës në politikën e emigracionit, transmeton “Anadolu Agency”.

Udhëheqësi i rrjetit më të madh humanitar në botë tha se pranimi i shpejtë i ukrainasve në Evropë është e kundërta e afrimit të njerëzve që ikin nga dhuna në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe gjetkë.

Në një konferencë shtypi, Rocca tha se nuk mendon se ka ndonjë ndryshim midis atyre që largohen nga rajoni i Donbasit të Ukrainës lindore dhe atij që kërkon strehim nga grupi ekstremist Boko Haram në Nigeri.

"Ata që ikin nga dhuna, ata që kërkojnë mbrojtje duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë", -tha Rocca.

Ai tha se ekziston një imperativ moral për të ndihmuar njerëzit të largohen nga dhuna dhe trazirat.

“Përgjigjja politike, publike dhe humanitare ndaj krizës ukrainase ka treguar se çfarë është e mundur kur njerëzimi dhe dinjiteti janë në radhë të parë, kur ka solidaritet global”, -tha Rocca.

Ai shtoi se shpresonin që kriza e Ukrainës do të ishte një pikë kthese në politikat evropiane të emigracionit, por se për fat të keq, nuk ishte kështu.