VCG

VCG

Presidenti Vladimir Putin tha të hënën se Rusia do të përgjigjet nëse NATO do të vendosë infrastrukturë ushtarake në territoret e Finlandës ose Suedisë.

"Zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këto territore sigurisht që do të nxiste përgjigjen tonë, e cila do të varet nga lloji i kërcënimeve që do të përbënte për ne", -citoi Kremlini presidentin gjatë fjalës në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive në Moskë, raporton “Xinhua”.

Putin shtoi se çështja e zgjerimit të NATO-s është kryesisht artificiale dhe po përdoret nga Shtetet e Bashkuara si një mjet i politikës së jashtme.