Australi

Australi

Numri i australianëve që marrin masa paraprake kundër përhapjes së koronavirusit ka rënë, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra australiane e Statistikave (ABS) të martën, 78 për qind e australianëve raportuan se mbanin maskë në javën para anketimit në prill, nga 98 për qind në muajin shkurt, citon “Xinhua”.

Pjesa e të anketuarve që thanë se po distancoheshin fizikisht nga të tjerët ra nga 85 në 75 për qind dhe 92 për qind thanë se i lanin ose dezinfektonin duart rregullisht, nga 95 për qind në muajin shkurt.

Sondazhi u mbajt ndërsa infeksionet Covid po rriten në të gjithë Australinë. Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë, në Australi u raportuan gati 1.4 milionë raste të reja me Covid 19 në prill dhe më shumë se 800 vdekje.

Kjo shifër përfaqëson pothuajse një të katërtën e 5.8 milionë rasteve totale të regjistruara në Australi deri në fund të prillit dhe më shumë se 10 për qind të vdekjeve nga pandemia në vend.