Erdogan VCG

Erdogan VCG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se nuk ka nevojë që delegacionet diplomatike finlandeze dhe suedeze të vizitojnë Turqinë nëse do të vijnë të bindin Ankaranë zyrtare për ofertën e tyre në NATO, raporton “Xinhua”.

"A do të vijnë ata të na bindin? Na falni, por mos u shqetësoni”, -tha Erdogan, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij algjerian Abdelmadjid Tebboune, në kryeqytetin turk Ankara.

Ai shtoi se Suedia dhe Finlanda nuk kanë një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste, ndaj sipas tij NATO do të pushojë së qeni një organizatë sigurie.

“Para së gjithash, ne nuk do t'u themi "po" atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë", -tha ai. Sipas Ankarasë zyrtare, Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz që janë të lidhur me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ose lëvizjen Gylen, të cilën qeveria turke e akuzon për infiltrim në burokracinë shtetërore dhe më pas përpjekje për një grusht shteti më 15 korrik 2016.

Të dyja vendet refuzuan kërkesën e Turqisë për ekstradimin e disa të dyshuarve që ishin të lidhur me PKK-në ose lëvizjen Gylen, bëri të ditur Ministria turke e Drejtësisë.