Foto: VCG

Foto: VCG

Rusia do të forcojë kufirin e saj me Finlandën nëse armët goditëse të NATO-s vendosen në Finlandë, tha të dielën Viktor Bondarev, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Këshillit të Federatës, njofton “Xinhua”.

"Nëse NATO vendos armë sulmuese, goditëse në Finlandë, në afërsi me ne, ne do të forcojmë kufirin tonë dhe do të rrisim praninë e trupave ruse në kufi", -shkroi ai në “Telegram”, duke e quajtur "shqetësuese" synimin e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n në kuptimin gjeopolitik.

Presidenti i Finlandës dhe Komiteti i Politikës së Jashtme të qeverisë morën të dielën një vendim zyrtar për të nisur procesin e aplikimit të vendit për anëtarësim në NATO.