Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të 14 majit nga rrjeti televiziv amerikan ABC, Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një deklaratë, sipas së cilës numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në ShBA ka arritur në 1 milion. Por studiuesit amerikanë mendojnë se numri i vërtetë i vdekjeve ka mundësi të jetë më i lartë se 1 milion.

Sipas njoftimeve, nën ndikimin e epidemisë së koronavirusit të ri, sistemi mjekësor amerikan ka qenë prej kohësh i mbingarkuar. Disa pacientë me koronavirusin e ri nuk kanë mundur të marrin kujdes dhe trajtim mjekësor, kurse të tjerë kanë hequr dorë nga shkuarja në spital për trajtim për shkak të frikës. Po ashtu, në ditët e para të shpërthimit të epidemisë, kapaciteti i testimit ishte i pamjaftueshëm dhe shumë të dhëna për vdekjet s'mund të përfshiheshin në statistikat zyrtare... Këta faktorë mund të kenë bërë që pala zyrtare amerikane të mos ketë statistika të plota për numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi i ri.