Foto:VCG

Foto:VCG

Suedia dhe Finlanda propozuan të punojnë me Turqinë për garancitë e sigurisë që Ankaraja zyrtare ka kërkuar në lidhje me planet e tyre për t'u bashkuar me NATO-n, deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, njofton “Xinhua”.

Turqia ka mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-s, por oferta e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë ngre shqetësime për sigurinë për Ankaranë zyrtare, u tha Cavusoglu gazetarëve turq në Berlin pas një takimi të NATO-s.

“Vendet që bien në kontakt me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) duhet të braktisin qëndrimin e tyre”, -citoi transmetuesi shtetëror “TRT” të thoshte ministri.

Këto vende vendosin gjithashtu kufizime eksporti ndaj Turqisë në industrinë e mbrojtjes, tha ai, duke shtuar se ndalimet e eksportit duhet të hiqen nëse kërkojnë anëtarësimin në NATO.

Cavusoglu pati një takim trepalësh me homologen e tij suedeze Ann Linde dhe homologen finlandeze Pekka Haavisto në Berlin të shtunën në kuadër të takimit të NATO-s.

Finlanda dhe Suedia dolën me një propozim në takim për të kryer një punë të përbashkët për adresimin e kundërshtimeve të Turqisë, tha ai.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se Turqia nuk ka një opinion të favorshëm për idenë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, është rebeluar kundër qeverisë turke për më shumë se tre dekada.

Si një anëtare e NATO-s, Turqia mund të vërë veton ndaj pranimit të një vendi në aleancën ushtarake.