Menaxhimi i burgjeve është bërë një biznes fitimprurës në ShBA. Vetëm tre kompani private -CCA, GEO dhe MTC - kanë mbi 200 burgje, me më shumë se 150 mijë vende (shtretër), duke realizuar 5 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Jo vetëm kaq, por kompani të tilla janë aktive në lobimin ndaj ligjvënësve për të siguruar që burgjet private të kenë gjithmonë “akomodim të plotë”. Kjo mënyrë “bashkëpunimi” është një tipar i dukshëm i sistemit amerikan të burgjeve.

Krahas kësaj, në këto burgje ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut të të burgosurve. Për shembull, në një burg privat në kontenë Irvin të shtetit të Xhorxhias, shumë femra u detyruan të bënin operacione të panevojshme gjinekologjike. Ish-senatori Bernie Sanders ka vënë në dukje: “Sistemi ligjor amerikan harxhon miliarda dollarë në vit, duke lejuar burgjet private të përfitojnë nga vuajtjet e njerëzve. Qeveria duhet t’u japë fund këtyre veprimeve”.