Foto: VCG

Foto: VCG

Të paktën dhjetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një person i armatosur në një supermarket në Buffalo, shteti i Nju Jorkut, të shtunën pasdite, raportuan mediat lokale të cilave u referohet “Xinhua”.

Personi i armatosur mbante veshje të stilit ushtarak dhe parzmore, kishte pushkë dhe hapi zjarr pasi hyri në supermarketin në një lagje të dominuar nga personat me ngjyrë, sipas një raporti nga “Associated Press”.

Departamenti i Policisë së Buffalo njoftoi në “Twitter” se sulmuesi është prangosur.

Sipas “New York Post”, duke cituar dy dëshmitarë të masakrës, agresori ishte një i ri i bardhë rreth të 20-ave, që mbante një helmetë të zezë.

Një hetim është duke u zhvilluar për të kontrolluar nëse personi i armatosur ka bërë një postim në internet dhe të shtënat besohet se janë transmetuar drejtpërdrejt. Hetuesit po punojnë gjithashtu me pistën e arsyes raciale.