Foto: Visiual People

Foto: Visiual People

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij finlandez, Sauli Niinisto, zhvilluan një bisedë telefonike të shtunën dhe diskutuan synimin e Helsinkit zyrtar për t'u bashkuar me NATO-n, njofton “Xinhua”.

Niinisto e informoi Putinin për vendimin e Finlandës për të kërkuar anëtarësimin në NATO, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e presidentit të Finlandës.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se presidenti rus theksoi se braktisja e politikës tradicionale të neutralitetit ushtarak do të ishte një gabim, pasi nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës.

Putin shprehu shqetësimin se nëse Finlanda i ndjek planet për t'u bashkuar me NATO-n, kjo mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet Rusi-Finlandë, thuhet në deklaratë.

Kur diskutoi situatën në Ukrainë, Putin tha se bisedimet e paqes midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në fakt u pezulluan nga Kievi zyrtar që nuk tregon interes për një dialog serioz dhe konstruktiv.