Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidenti i Finlandës dhe Komiteti i Politikës së Jashtme të qeverisë morën të dielën vendimin zyrtar për të nisur procesin e aplikimit për t'u bërë anëtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), njofton “Xinhua”.

“Më 15 maj, Presidenti i Republikës dhe Komisioni Ministror për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Qeverisë finalizuan raportin për anëtarësimin e Finlandës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Pas miratimit nga qeveria, raporti do të kalojë në Kuvend”, -thuhet në njoftimin e qeverisë.

Duke iu drejtuar një konference të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin, presidenti Sauli Niinisto e përshkroi ditën si historike pasi sipas tij po hapet një epokë e re.

Duke e përshëndetur këtë ditë si historike, kryeministrja Marin tha se pas miratimit parlamentar, kabineti do t'i sugjerojë presidentit Niinisto që aplikimi t'i dërgohet NATO-s.