Foto:VCG

Foto:VCG

Gjiganti gjerman “BASF” nënshkroi një projekt të përmirësimit teknik të produkteve të cilësisë së lartë për trajtimin e lëkurës, nëpërmjet lidhjes video, me një investim total prej rreth 280 milionë juanë (41.6 milionë dollarë amerikanë) në Shangai të Kinës.

Në kuadrin e projektit, linjat e prodhimit të “Uvinul A Plus”, një përbërje organike e përdorur në kremrat e diellit, do të përmirësohen në vendin e prodhimit të kompanisë “Care Chemicals Jinshan” në Shangai, raporton “Xinhua”.

Projekti pritet ta shndërrojë vendin e prodhimit Jinshan në një bazë qendrore, duke integruar prodhimin dhe shitjet e lëndëve të para të kozmetikës së nivelit të lartë dhe produkteve për kujdesin e lëkurës.

Pavarësisht shpërthimit të ri Covid, kompania ka ruajtur mbi 80 për qind të kapacitetit të saj të rregullt të prodhimit falë përpjekjeve të përbashkëta dhe mbështetjes nga qeveria lokale, tha Jia Peishi, menaxher i përgjithshëm i “BASF Care Chemicals (Shanghai) Co., Ltd.”.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, projekti jo vetëm që do të plotësojë nevojat e tregut vendas, por gjithashtu synon të eksportojë produktet e tij në Japoni, Republikën e Koresë, Azinë Juglindore dhe tregje të tjera ndërkombëtare. (Irma)