Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Finlanda do të mirëpritet ngrohtësisht në aleancë, nëse vendos ta ndërmarrë këtë hap, dhe premtoi se procesi i pranimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë, shkruan "The Guardian".

Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të forconte si aleancën ashtu edhe vetë vendin, tha Stoltenberg, pasi Finlanda njoftoi synimet për aplikim për t’iu bashkuar pa vonesa NATO-s.

“Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ajo do të mirëpritet ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë. Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, -deklaroi Stoltenberg.

Anëtarësimi finlandez në NATO do të dëshmonte se dera e Aleancës është e hapur, tha Stoltenberg, duke shtuar se Finlanda vendos vetë për të ardhmen e saj. (Irma)