Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukrainës po i mbaron durimi për të zhvilluar bisedime me Rusinë, duke pasur parasysh përplasjet në rritje dhe situata në terren.

“Jemi të gatshëm t'i zhvillojmë këto negociata, këto bisedime, për sa kohë që nuk është vonë", -tha presidenti ukrainas, në një lidhje video me studentët e “Sciences-Po” në Paris, shkruan “The Guardian”.

Ai theksoi se me shtimin e mizorive zhduket dëshira dhe mundësitë për të negociuar, si dhe mundësinë e zgjidhjes së çështjes në rrugë diplomatike. (Irma)