foto nga VCG

foto nga VCG

Në përgjigje të raporteve të mediave kamboxhiane për zbulimin e një bombe të rëndë amerikane në Kamboxhia, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian vuri në dukje të mërkurën se gjatë Luftës së Vietnamit, Shtetet e Bashkuara përdorën bomba thërrmuese dhe armë biologjike e kimike në Vietnam, Laos, Kamboxhia dhe vende të tjera të Azisë Juglindore, duke kryer krime të panumërta.

Sipas mediave kamboxhiane, kohët e fundit përballë Pallatit Mbretëror në kryeqytetin e Kamboxhias Phnom Penh u zbulua një bombë e rëndë amerikane me peshë rreth një ton dhe me afro 500 kilogramë lëndë shpërthyese. Vetëm në prill të këtij viti, Qendra Kamboxhiane e Veprimit ndaj Minave gjeti të paktën pesë bomba të pashpërthyera të aviacionit amerikan në territorin e vendit, secila me peshë më shumë se 200 kilogramë. Studiuesit kamboxhianë theksuan se i ashtuquajturi version amerikan i paqes dhe demokracisë globale bazohet në hipokrizi, mashtrim dhe nxitje të dhunës në mbarë botën, duke sjellë vetëm kaos, paqëndrueshmëri dhe kërcënime për paqen dhe sigurinë e vendeve të dobëta.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në lidhje me këtë, Zhao Lijian theksoi: "Sipas statistikave jo të plota nga Universiteti i Yale-it në Shtetet e Bashkuara, nga tetori 1965 deri në gusht 1973, Shtetet e Bashkuara hodhën më shumë se 2.7 milionë tonë lëndë shpërthyese në Kamboxhia. Të dhënat e qeverisë kamboxhiane tregojnë se nga viti 1979 deri në vitin 2021, municionet e pashpërthyera, si minat tokësore, vranë afro 20 000 kamboxhianë dhe gjymtuan më shumë se 45 000 të tjerë. Shtetet e Bashkuara shpesh flasin për mbrojtjen e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Azinë Juglindore, por ju lutemi, së pari pastroni këto bomba dhe mina tokësore!”

foto nga VCG

foto nga VCG

Zhao tha në vijim se ajo që është edhe më shqetësuese është se tragjedia e shekullit të kaluar po vihet përsëri në skenë në shekullin e ri. Gjatë 20 vjetëve të fundit, ushtria amerikane ka kryer më shumë se 90 000 sulme ajrore në Siri, Irak dhe vende të tjera, duke vrarë rreth 48 000 civilë. Historia ka dëshmuar se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë shkelur rregullat dhe rendin, kanë krijuar konflikte të dhunshme dhe kanë zbatuar diplomaci shtrënguese. Nën maskën e "demokracisë", "të drejtave të njeriut" dhe "rregullave", Shtetet e Bashkuara krijojnë blloqe, nxisin përballjen, ruajnë hegjemoninë e tyre dhe minojnë interesat themelorë të vendeve të vogla dhe të mesme. “Vendet aziatike kanë kujtesë të thellë historike dhe sy për të dalluar të drejtën nga e gabuara. Ato nuk do të lejojnë kurrë që rajoni të bëhet një tabelë shahu ku konkurrojnë fuqitë e mëdha dhe kurrë nuk do të bëhen peng i përballjes midis fuqive të mëdha," u shpreh zëdhënësi.

foto nga VCG

foto nga VCG