Më 7 maj u shpallën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Irlandën e Veriut dhe “Sinn Fein”, i cili kërkon shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar, arriti një fitore historike. Ende pa u shpallur rezultatet zyrtare, udhëheqësit e “Sinn Fein”-it thanë se kanë planifikuar një referendum "brenda një kuadri pesëvjeçar".

Nëse referendumi do të jetë i suksesshëm, Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në Ishujt Britanikë (Angli, Skoci, Uells).Atëherë, territori i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë më pak se 210 000 kilometra katrorë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Jo vetëm në Irlandën e Veriut, por edhe zgjedhjet për këshillat lokalë që po mbahen në Mbretërinë e Bashkuar do të përcaktojnë pronësinë e 7000 vendeve në këta këshilla. Partia Konservatore në pushtet ka humbur gati 500 vende, madje edhe bastionet tradicionale të Londrës, duke përfshirë zonën e Westminsterit e rajonet Wandsworth dhe Barnet.

Situata e keqe ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar përkon me rezultatet e dobëta të zgjedhjeve. Vlera e monedhës është e lidhur ngushtë me gjendjen e ekonomisë dhe paundi është bërë një nga monedhat me performancën më të dobët në vitin 2022.

Një nga çështjet e brendshme më të ngutshme në Mbretërinë e Bashkuar tani janë zgjedhjet parlamentare në Irlandën e Veriut.

Rezultati i votimit do të thotë se për herë të parë në historinë 101-vjeçare të këshillave lokalë të Irlandës së Veriut, “Sinn Fein”, i cili mbështet shkëputjen e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar, është bërë partia më e madhe në këta këshilla. Mediat britanike e cilësuan fitoren e “Sinn Fein”-it si "një ndryshim tronditës" dhe një "krizë politike".

foto nga VCG

foto nga VCG

Zgjedhjet janë pasqyrë e problemeve reale. Kryeministri britanik Boris Johnson aktualisht po përballet me shumë telashe dhe dilema brenda vendit, por edhe në këtë kohë vështirësish të brendshme e të jashtme, Mbretëria e Bashkuar vijon të ëndërrojë, duke u përpjekur gjithmonë ta drejtojë gishtin nga vendet e tjera për të treguar ndjenjën e ekzistencës. Për sanksionet kundër Rusisë, Mbretëria e Bashkuar ishte më e shpejta ndër vendet evropiane; për Ukrainën, Britania e Madhe jep ndihmën më të madhe ushtarake ndër vendet evropiane; për vizitat e befasishme në Ukrainë, Britania e Madhe është më e para midis udhëheqësve të G7-s.

Natyrisht, për Mbretërinë e Bashkuar, mënyra për të treguar "ndikim" është të veprojë sipas “dirigjimit” amerikan.

Megjithatë, para saj ka edhe më shumë telashe:

Çmimet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar shënuan rritjen më të madhe mujore që nga fillimi i regjistrimit të tyre në vitin 1990;

Banka e Anglisë parashikon se inflacioni do të arrijë më shumë se 10 %;

Në sfondin e statukuosë së mjerueshme dhe pritshmërive jo të lehta, paundi është bërë një nga monedhat me performancën më të keqe në vitin 2022.

Mund të thuhet se punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar nuk shkojnë shumë mirë, prandaj Londra ndërhyn në mënyrë të dëshpëruar jashtë vendit për të devijuar konfliktet. Evropa vijon të jetë një territor tradicional për të, por kohët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka filluar të jetë e zënë edhe me Azinë dhe rajone të tjera jashtëterritoriale për të rritur praninë e vet.

Vitin e kaluar ajo njoftoi vendosjen e përhershme të dy luftanijeve në Azi, kurse këtë vit po kërkon të forcojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Japoninë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Këto qëndrime të Mbretërisë së Bashkuar shihen qartë nga vendet e tjera.Sa më shumë veprime të tilla, aq më shumë tregohet shëmtia e kësaj perandorie në rënie. Megjithatë, ndërhyrja në punët e vendeve të tjera nuk mund të ndalojë rënien e vetë Mbretërisë së Bashkuar, përkundrazi, do të çojë në përçarje dhe ndjenja konfrontuese në vend, të cilat do të vazhdojnë të përhapen dhe të rriten.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende e fiksuar për të luajtur rolin e një "fuqie të madhe" bashkë me Shtetet e Bashkuara, irlandezoveriorët kanë votuar për të bërë një zgjedhje.