Me një mesatare ditore prej 1,150 rastesh të reja për 1 milion banorë, Portugalia është vendi i Bashkimit Evropian (BE) me më shumë infeksione Covid 19 në shtatë ditët e fundit, sipas një studimi të publikuar të hënën. Numri i rasteve në Portugali është më shumë se dyfishi i mesatares ditore të BE-së, që është 447 raste të reja për 1 milion banorë, sipas llogaritjes nga analistë të projektit kërkimor “Our World in Data”, përcjell “Xinhua”.

Portugali Anadolu

Portugali Anadolu

Sa i përket numrit të vdekjeve të reja ditore për milion banorë, Portugalia është vendi i tetë në Bashkimin Evropian, me një mesatare prej 1.97 vdekjesh në shtatë ditët e fundit. Mesatarja e BE-së për vdekjet ditore është 1.43, ndërsa ajo botërore është 0.2.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Portugeze (DGS), 76.183 raste me Covid-19 u identifikuan midis 26 prillit dhe 2 majit, që përfaqëson një rritje 27-fish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në fillim të prillit, një studim i përbashkët nga DGS dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë “Doutor Ricardo Jorge”, një organizatë publike e Ministrisë së Shëndetësisë, zbuloi se pandemia Covid-19 në Portugali aktualisht mban një "transmetueshmëri shumë të lartë", me vdekshmërinë që tregon një trend në rritje.