Rjeti televiziv amerikan CNBC njoftoi të hënën se një zyrtar i administratës së presidentit amerikan Joe Biden është shprehur që, nëse Kongresi amerikan nuk miraton më shumë fonde, ShBA-ja do të kufizojë bërjen e vaksinave të brezit të ri për grupet e njerëzve në rrezik të lartë këtë vjeshtë.

Zyrtari paralajmëroi se, me uljen e aftësisë mbrojtëse të vaksinave të tanishme, ShBA-së i nevojiten më shumë investime e fonde për vaksinat e reja, trajtimin dhe testimin. Por, deri tani, ShBA-ja nuk ka fondet e mjaftueshme për të blerë vaksinat për të gjithë amerikanët para fundit të vjeshtës. Senati i ShBA-së nuk e ka miratuar ende financimin shtesë prej 10 miliardë dollarësh për vaksinat.

Ai u shpreh gjithashtu që, edhe nëse miratohet financimi, është e paqartë nëse mund të prodhohen vaksina të mjaftueshme për periudhën e vjeshtës, për shkak të kohës së shkurtër. Tani shumë fabrika amerikane të prodhimit të vaksinave po mbyllin linjat e tyre të prodhimit. Përveç kësaj, ShBA-së i nevojiten më shumë fonde për testimin e acidit nukleik. "Nëse Kongresi amerikan heq dorë nga detyra e tij dhe nuk pranon ofrimin e fondeve për qytetarët amerikanë, do të përballojmë një dimër shumë të vështirë," paralajmëroi zyrtari. (Xu Guang)