Ditët e fundit, Komisioni Evropian paraqiti propozimet për raundin e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importimit të përgjithshëm të naftës ruse. Analisti i bankës zvicerane “Julius Baer” Norbert Rücker është i mendimit që, nëse ky ndalim zbatohet, kjo do të nxitë rritjen e çmimit të naftës bruto globale, ndërsa ndikimi ndaj Rusisë do të jetë “i diskutueshëm”.

Çdo vit Evropa konsumon afro 500 miliardë metra kub gaz natyror, 45% e të cilave vjen nga Rusia. Përveç kësaj, edhe 30% e naftës së konsumuar në Evropë është nga Rusia. Deri tani, sanksionet e BE-së kanë shkaktuar efekt të kundërt ndaj ekonomisë evropiane, duke sjellë rritjen e lartë të çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur përqindjen e rritjes së GDP-së së Eurozonës në vitin 2022 me 1.1 pikë përqindjeje, në 2.8 %, dhe parashikon ulje të mundshme ekonomike në Gjermani, Francë, Itali etj.

BE-ja ka mbrojtur gjithmonë "pavarësinë strategjike". Presidenti francez Emmanuel Macron e ka theksuar shumë herë se Evropa "duhet të jetë më e pavarur". Por në marrëdhënie me Rusinë, Evropa është bërë viktimë e konfliktit mes ShBA-së dhe Rusisë. (Xu Guang)