foto nga VCG

foto nga VCG

Rrjeti televiziv amerikan NBC raportoi të dielën në uebsajtin e vet se inflacioni në Shtetet e Bashkuara mbetet i lartë dhe ndikimi i tij në familjet me ngjyrë është shumë më i lartë se te familjet e bardha. Ekspertët theksuan se hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është një nga arsyet kryesore pse inflacioni i lartë dëmton më shumë afroamerikanët. Familjet e bardha kanë 800 000 dollarë më shumë pasuri neto se familjet me ngjyrë, dhe shkalla e papunësisë te afroamerikanët është dyfishi i asaj te të bardhët, sipas sondazhit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Të pasurit po bëhen më të pasur, ndërsa kostoja e jetesës rritet me shpejtësi për shkak të inflacionit rekord, por amerikanët me të ardhura më të ulëta po bëhen më të varfër. 26 për qind e tyre thonë se të ardhurat e tyre janë më të ulëta. Pabarazia e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara vazhdon dhe po shfaq një prirje shqetësuese.