Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në Kiev me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, për të diskutuar bashkëpunimin mbi mbrojtjen dhe energjinë dhe integrimin evropian të Ukrainës, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial ukrainas, citon “Xinhua”.

Zelensky tha se çështjet e sigurisë dhe hapat e nevojshëm për të mbështetur Ukrainën ishin temat kryesore të bisedimeve.

Ai falënderoi Kroacinë për mbështetjen e Ukrainës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për konfliktin aktual.