Foto: VCG

Foto: VCG

Gjatë gjithë pandemisë Covid-19, të burgosurit në të gjithë Shtetet e Bashkuara janë privuar edhe nga mbrojtja më elementare kundër virusit, thuhet në një raport të gazetës së përditshme amerikane “The Everett Herald”, njofton “Xinhua”.

“Të burgosurit nuk mund të mbajnë distancë sociale dhe detyrohen në kontakt të ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë. Çështja që po përjetojnë të burgosurit nuk është rezultat i ndjenjave të gardianëve, por i dështimeve strukturore të sistemit. E thënë thjesht, ka shumë njerëz në burg”, -thuhet në raport.

Duke përbërë vetëm 5 për qind të popullsisë së botës, Amerika ka më shumë se 2 milionë të burgosur, ose 25 për qind të popullsisë së burgosur të botës, sipas raportit.

Burgosja masive ka qenë prej kohësh një problem. Pandemia e fundit thjesht zbuloi se sa i dëmtuar dhe i mbitaksuar është sistemi, konstatohet në raport.