Foto: CMG

Foto: CMG

Kohët e fundit, Zyra e Analizës Ekonomike e Departamentit të Tregtisë të ShBA-së publikoi vlerësimin paraprak të shpejtësisë së rritjes së PBB-së në tremujorin e parë të këtij viti, sipas së cilës PBB-ja e ShBA-së në tremujorin e parë ra me 1.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lydia Boussour, ekonomiste amerikane në “Oxford Economics” me qendër në Nju-Jork, paralajmëroi se "ekonomia amerikane do të përballet me sfida më serioze në kushtet e inflacionit të lartë, intensifikimit të pengesave ndaj zinxhirit të furnizimit dhe shtrëngimit të politikave të Fed-it dhe atyre fiskale".

Gjendja e tanishme e ekonomisë amerikane është rezultat i një sërë masash "antiglobalizimi" nga qeveria amerikane. Vitet e fundit, ShBA-ja ka provokuar në mënyrë të njëanshme mosmarrëveshje me shumë vende në fushën e tregtisë, financave, shkencës e teknologjisë dhe ka bllokuar artificialisht zinxhirin global industrial dhe zinxhirin e furnizimit. Pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas, ShBA-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur më shumë se 5000 sanksione ndaj Rusisë, shumë prej të cilave përfshijnë financat, energjetikën, lëndët e para etj. Këto masa duket se po dobësojnë vendet e tjera, por në fakt edhe ekonomia amerikane po vuan prej tyre. Në artikullin "Konsensusi i ri i rrezikshëm kundër globalizimit", të botuar në revistën amerikane "Foreign Policy", theksohet se procesi i "antiglobalizimit" nuk sjell të mira për ShBA-në dhe botën. Abuzimi me sanksionet tregtare dhe financiare nga vendet perëndimore do të destabilizojë më tej zinxhirin global industrial e zinxhirin e furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë botërore.(Çang Çuo)