Foto: Visual People

Foto: Visual People

Operacioni humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Ukrainës Mariupol ka përfunduar, deklaroi Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse, njofton “Xinhua”.

“Falë masave të paprecedenta të ndërmarra nga udhëheqja e Federatës Ruse, me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, operacioni humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal ka përfunduar”, tha ai.

Gjatë operacionit duke filluar nga e enjtja, sipas zyrtarit janë shpëtuar 51 persona, përkatësisht 18 burra, 22 gra dhe 11 fëmijë.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

"Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar", -shkroi Vereshchuk në “Telegram”, duke vënë në dukje se evakuimi u krye pas urdhrit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të premten, zyra e presidentit njoftoi se Ukraina kishte evakuuar rreth 500 civilë nga Mariupoli.