Foto:VCG

Foto:VCG

Televizioni amerikan CNN njoftoi të premten se miliona fëmijë në ShBA po shfaqin simptoma të “COVID-it të gjatë”.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, që nga shpërthimi i COVID-19, gati 13 milionë fëmijë në mbarë vendin janë infektuar nga koronavirusi i tipit të ri. Sipas studimeve, 2%-10% e tyre do të kenë simptoma të “COVID-it të gjatë”.

Ekspertët mjekësorë vënë në dukje se nuk ka mënyra të posaçme testimi për “COVID-in e gjatë” dhe simptomat ndryshojnë mes njerëzve. Disa fëmijë do të kenë pushim ose rrahje të çrregullta zemre, dhimbje gjoksi, marrje mendsh ose dhimbje stomaku. Përveç kësaj, meqë nuk mund të diagonostikohet me testime, “COVID-i i gjatë” mbetet i injoruar prej kohësh.