Gazsjellës në Bulgari(Foto:VCG)

Gazsjellës në Bulgari(Foto:VCG)

Bullgaria dhe Greqia kanë rënë dakord të kërkojnë furnizime të përbashkëta të gazit për Evropën Juglindore dhe të ulin varësinë nga gazi rus, deklaroi ministri bullgar i Energjisë Alexander Nikolov, citon “Reuters”.

Bullgaria, e cila plotësonte mbi 90% të nevojave të saj për gaz me importe ruse, pa furnizimet e saj të gazit të shkurtohen më 27 prill së bashku me Poloninë pasi refuzoi të paguante në rubla.

Vendi ballkanik, i mbështetur nga Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian, tani po shikon për bashkëpunim rajonal që do të përfshinte përdorim më të mirë të infrastrukturës së gazit dhe energjisë elektrike, si dhe blerjet e përbashkëta të gazit nga BE për të ulur varësinë nga importet ruse.

Bullgaria, e cila aktualisht transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari, mund të transportojë gjithashtu mbi 20 miliardë metra kub gaz në vit përmes rrjetit të saj të gazit në veri deri në pjesën tjetër të Evropës, tha zëvendëskryeministri Assen Vassilev.

"Unë besoj se me përpjekjet tona të përbashkëta, me infrastrukturën ekzistuese dhe me përmirësime të vogla, ne mund ta diversifikojmë rajonin në një mënyrë të madhe dhe ne mund ta shkurtojmë varësinë nga Rusia njëherë e përgjithmonë", -tha Vassilev.

Ofruesi bullgar i gazit “Bulgargaz” dhe shoqëria greke e gazit “DEPA” do të kërkojnë mundësi për shpërndarjen e gazit për rajonin, tha ministri i Energjisë Aleksandër Nikolov. Të dyja kompanitë kanë rënë dakord të fillojnë blerjet e përbashkëta të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që duhet të përmirësojnë fuqinë e tyre negociuese, u tha gazetarëve ministri grek i Energjisë Kostas Skrekas. Greqia planifikon të dyfishojë së shpejti kapacitetin e magazinimit të terminalit të saj të vetëm LNG në Revithoussa pranë Athinës dhe të ndërtojë një terminal të ri LNG në portin verior të Aleksandoupolis deri në fund të vitit 2023, tha Skrekas.

Lidhja e interkonjeksionit të gazit IGB midis dy vendeve, e cila do të transportojë gaz nga terminalet LNG dhe gazin e tubacionit azerbajxhanas në Bullgari, duhet të bëhet funksionale në korrik, tha ai.

Të enjten, “Bulgargaz” nënshkroi një kontratë me një kompani bullgare për të filluar ndërtimin e një lidhjeje gazi me Serbinë fqinje. (Irma)