Mianmari ka filluar të administrojë doza të mbushura dhe të paketuara në vend të vaksinave kineze anti-Covid “Sinopharm”, të njohura si “Myancopharm”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Vaksinim në Mianmar(Foto:VCG)

Vaksinim në Mianmar(Foto:VCG)

“Injektimi i vaksinave “Myancopharm” ka filluar jo vetëm në Nay Pyi Taw dhe Yangon, por edhe në rajone dhe shtete të tjera”, -tha Than Naing Soe, zyrtar i ministrisë.

Ministria e Industrisë në Mianmar, në bashkëpunim me “China National Biotec Group” (CNBG), e lidhur me “Sinopharm”, prodhoi dhe paketoi në vend vaksinat “Myancopharm”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mori gjithsej 1 milion doza të vaksinës anti-Covid “Myancopharm” nga Ministria e Industrisë në 29 dhe 30 prill dhe administroi dozat e vaksinës për grupet e synuara të njerëzve.

Sipas shifrave të ministrisë, më shumë se 23.47 milionë njerëz në vendin e Azisë Juglindore janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 që nga 30 prilli. (Irma)