Foto:VCG

Foto:VCG

Ministrat e Energjisë së Austrisë, Belgjikës, Lituanisë, Luksemburgut dhe Spanjës i dërguan një letër Komisionit Evropian, ku kërkojnë vendosjen e paneleve diellore të detyrueshme në disa ndërtesa, pasi sipas tyre çdo projekt diellor redukton menjëherë dhe drejtpërdrejt varësinë energjetike nga Rusia, bën të ditur “ATSH”.

Në letër, ministrat e Energjisë i propozojnë degës ekzekutive të BE-së se masat për rikuperimin e energjisë diellore në Bashkimin Evropian, do të reduktonin kostot e energjisë në bllok dhe do të reduktonin emetimet e karbonit.

“Ndërtesat publike, fabrikat, supermarketet dhe ndërtesat e tjera me çati të sheshta duhet të pajisen me panele diellore”, theksuan ministrat e Energjisë.

Në deklaratë thuhet se panelet diellore duhet të zgjerohen në një bazë më të gjerë edhe në ndërtesat e reja, ndërsa Komisioni duhet të vërë në dispozicion më shumë fonde nga buxheti i BE-së për të financuar projektet. (Irma)