(Foto:VCG)

(Foto:VCG)

(Foto:VCG)

(Foto:VCG)

Kryezyrtari i investimeve i Grupit Këshillimor “Bleakley”, Peter Boockvar, u shpreh në një intervistë për televizionin CNBC se Rezerva Federale amerikane (Fed) nuk mund të frenojë inflacionin në rritje e sipër dhe konsumatorët nuk mund ta përballojnë më tej këtë rritje.

Po të mërkurën, Fed-i deklaroi ngritjen me 50 pikë bazë të normës së interesit, niveli më i madh në 22 vjetet ë fundit. Por, Boockvar është i mendimit se kjo masë nuk do të jetë efektive.

Sipas tij, konsumatorët amerikanë ndodhen buzë “rrënimit”. Ata do t’i shtyjnë blerjet derisa çmimet të ulen, gjë që do të sjellë pasoja të dhimbshme për ekonominë amerikane.

“Ky do të jetë cikli shtrëngues më agresiv në më shumë se katër dekadat e fundit midis ngritjes së normave të interesit dhe rrudhjes së bilanceve. Duke marrë parasysh varësinë e veprimtarisë ekonomike ndaj kredive të lira, nuk mendoj se është e mundshme të realizojmë një ‘zbritje të butë’. Nëse mundësia për një ‘zbritje të butë’ është e vogël, kjo do të thotë se do të hyjmë në recesion dhe do të ketë rënie të fitimeve”, tha Peter Boockvar.