Dy herë më shumë burra sesa gra kanë vdekur nga Covid-19 në Danimarkë, bëri të ditur Zyra e Statistikave.

statistikat covid danimarke, debuglies

statistikat covid danimarke, debuglies

Një studim i kryer te 3550 qytetarë danezë që vdiqën nga Covid midis marsit 2020 dhe fundit të 2021-shit zbuloi se shkalla e vdekshmërisë, dhe në veçanti shpërndarja gjinore, ishte e pabarabartë midis grupeve demografike, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërsa shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 61 vdekje për 100.000 qytetarë, shkalla e “rregulluar nga mosha” ishte 46 nga 100.000 gra dhe pak më shumë se 81 nga 100.000 burra.

"Shkalla më e lartë e vdekshmërisë te meshkujt mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, si stili i jetesës, por këto nuk janë kontekste që ne kemi hetuar", -tha Anne Vinkel Hansen, shkencëtare e të dhënave në Zyrën e Statistikave.

Analiza ka treguar gjithashtu se shkalla e vdekshmërisë në mesin e të papunëve ishte tre herë më e lartë se tek ata të punësuar. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre me arsim të lartë ishte gjithashtu dukshëm më e ulët se në mesin e atyre me një nivel më të ulët arsimor. Shkalla e vdekshmërisë e rregulluar sipas moshës ishte 197 për 100.000 në mesin e emigrantëve me prejardhje joperëndimore, shumica e të cilëve u përkisnin familjeve me të ardhura të ulëta. Instituti “Statens Serum” (SSI), Instituti i Shëndetit Publik i Danimarkës, bëri të ditur se që nga 2 maji, vendi kishte regjistruar një total kumulativ prej 3.119.099 rastesh Covid dhe 6191 vdekje. (Irma)