Uebsajti amerikan i lajmeve "Intelligencer" raportoi ditët e fundit se epidemia e COVID-19 u ka sjellë rreziqe më të mëdha mijëra fëmijëve amerikanë, të cilëve u nevojitet më shumë përkrahje. Tani duket se qyteti i Nju-Jorkut nuk ka arritur të kujdeset mirë për "jetimet e epidemisë së COVID-19".

Sipas një raporti nga Komiteti i Qytetarëve për Fëmijët e Nju-Jorkut, nga marsi i vitit 2020 deri në dhjetorin e vitit 2021, 4739 fëmijë nën 18 vjeç kanë humbur nënën a babanë ose kujdestarin e tyre.

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Jennifer March vuri në dukje se kjo epidemi ka ndikuar te besimi i fëmijëve e të rinjve te jeta. Deri diku, shumë nga rastet e dhunës dhe trazirave në Nju-Jork kanë lidhje me vdekjen e anëtarëve të familjes të shkaktuar nga epidemia.

Sot shumica e fëmijëve që kanë humbur prindërit ose gjyshërit e tyre, po bëjnë një jetë endacake në këtë qytet të madh e të zhurmshëm. Nëse Nju-Jorku s'mund t'i ndihmojë këta fëmijë, mospërfillja e sotme do të shkaktojë rreziqe të fshehura për të ardhmen. (Xu Guang)