Foto:VCG

Foto:VCG

Mbreti maroken Mohammed VI u fali dënimin 958 të burgosurve me rastin e festës së fiter bajramit, njoftoi Ministria e Drejtësisë e mbretërisë në një deklaratë, citon “Xinhua”.

Bajrami, i cili shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të ramazanit, u festua të hënën në Marok.

Në deklaratë thuhet se 29 të burgosur të dënuar për ekstremizëm dhe terrorizëm janë në mesin e personave të falur, duke theksuar se ata kanë marrë pjesë në një nismë të iniciuar nga qeveria marokene për rehabilitimin e terroristëve.

Nga këta të burgosur, 23 janë liruar, ndërsa gjashtë kanë marrë ulje dënimi.