Foto: Visual People

Foto: Visual People

Ushtria ruse nuk do të rregullojë artificialisht veprimet e saj gjatë operacionit special në Ukrainë në asnjë datë, përfshirë Ditën e Fitores, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

"Ne do të festojmë solemnisht 9 majin, siç bëjmë gjithmonë", -tha Lavrov në një intervistë me transmetuesin italian “Mediaset”.

Sipas Lavrov, ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të zbutur rreziqet për civilët dhe trupat ruse.

Kur u pyet nëse Rusia dëshiron që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të dorëzohet, ministri tha se Moska zyrtare nuk kërkon që ai të dorëzohet, por kërkon që ai të japë urdhër për lirimin e të gjithë civilëve dhe ndalimin e rezistencës.