Foto:VCG

Foto:VCG

Tetëdhjetë civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal në qytetin ukrainas të rrethuar të Mariupolit, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

Evakuimi i sigurt është rezultat i armëpushimit dhe hapjes së një korridori humanitar, thuhet në një deklaratë të ministrisë, ku theksohet se civilët që dëshironin të largoheshin iu dorëzuan përfaqësuesve të OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi më herët se një evakuim nga fabrika e çelikut kishte filluar dhe të evakuuarit do të mbërrinin në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Evakuimi nga Mariupol ishte pjesa qendrore e bisedimeve midis presidentit Zelensky dhe shefit të OKB-së Antonio Guterres të enjten.